Ka ndodhur një përleshje me grushta mes dy tifozerive sot në qytetin e Korcës, para se të fillonte ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut,Tifozët e Skënderbeut dhe të Partizanit janë përleshur në qytetin e Korçës.
Shkak për zënkën mes tyre besohet se është bërë ndërhyrja e tifozëve të Partizanit në pjesën e biletarisë të rezervuar për korçarët.
Policia ndërhyu në vendin e ngjarjes dhe pasi shpërndau dy grupet e tifozerisë, shoqëroi tre persona në komisariat, një tifoz të Skënderbeut dhe dy të Partizanit.












