Halil Koka, personi që ishte me Ilda Parrojin në makinën që shkaktoi vdekjen e dy personave nga familja Fisku te Mali i Robit, është detyruar të pohojë se ishte ai autori, shkaktari i aksidentit me vdekje dhe jo 30-vjeçarja.
Halil Koka e ka detyruar Parrojin ta merrte përsipër fajin pasi ai ishte pa patentë, por ka qënë 30-vjeçarja, që pasi mashtroi Policinë, ka zbuluar se ishte Koka ai që e detyroi ta bënte.
“Merre përsipër fajin, më tha, se do të nxjerr unë nga burgu”, citohet të ketë deklaruar 30-vjeçarja për policinë.












