Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të Çlirim Marku, 44 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Italisë (Latinës), e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Organizatë kriminale” dhe Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian.












