Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar një tjetër letër-porosi, këtë herë te homologët e saj në Catania lidhur me çështjen “Tahiri”.
Mësohet se me këtë letër-porosi ka kërkuar dëshmitë më të fundit të të arrestuarve në Catania, veçanërisht të Moisi Habilajt, që ka lidhje farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm nën hetim, Saimir Tahirin.
Një nga pikat e letër-porosisë është informacioni mbi dëshminë e Nezar Seitajt, financiarit të grupit “Habilaj”, i cili në vendin tonë mohoi lidhjen me bandën famëkeqe dhe u ekstradua në Itali për më tej.












