• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & DETAJE/ Durrës, aksidenti fatal me dy të vdekur zhduket autori, ja kush janë viktimat

droni by droni
22 February, 2018
in Kronika, Kryesore
0
VIDEO & DETAJE/ Durrës, aksidenti fatal me dy të vdekur zhduket autori, ja kush janë viktimat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja zbardhen pasi dy persona kanë humbur jetën në një aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, rreth mesnatës së kaluar pasi taksia me të cilën udhëtonin është goditur nga pas nga një automjet tjetër tip “Benz”.

Ndërkohë automjeti tjetër tip “Benz” nga përplasja është spostuar 150 metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti. Megjithëse policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, shoferi i “Benz”-it që shkaktoi aksidentin është zhdukur. Nga policia nuk ka ende një njoftim të dytë për aksidentin dhe identitetin e drejtuesit të “Benz”-it me targa AA 060 SP.

Mësohet se Elena Abdillari, 23 vjeçe, banuese në Kombinat të Tiranës, kishte prenotuar një taksi nga Durrësi, me shofer Bujar Agalliu, 60 vjeç, banues në Durrës. Elena e kishte marrë taksinë nga Porti i Durrësit, ku asaj i ishte refuzuar udhëtimi, mbrëmë, drejt Italisë. Policia gjeti në portofolin e 23-vjeçares, edhe biletën e udhëtimit drejt Italisë.

Aksidenti

Bujar Agalliu, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë gjetën vdekjen pasi taksia nga përplasja e fortë përfundoi në një karburant duke pësuar një goditje të dytë. Të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë dëshmitarë por asnjë prej tyre nuk e ka parë drejtuesin e makinës së dytë, edhe policia pohon të njëjtën gjë.

“Në mjetin tip ‘Benz’ nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’ dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një dëshmitar i ngjarjes tha se taksia është përplasur me barrierat e jashtme të karburantit. “Aq e fortë ka qenë përplasja saqë taksia është futur brenda në karburant duke shkaktuar panik edhe te punonjësit e karburantit”, tha dëshmitari.

“Ka në makinë njerëz, gjak e viktima në tokë”

Gjak në tokë, copa xhamash e pjesë makinash, një njeri i dergjur në tokë. Këto janë pamjet e para nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku gjetën vdekjen 60-vjeçarit Bujar Agalliu, shofer taksie dhe pasagjerja e tij Elena Abdillari, 23 vjeçe.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para pas aksidentit, ku taksia me targa DR 475 TX përfundoi duke u përplasur me rrethimin e një karburanti, pasi u godit nga një mjet tip “Benz” me targa AA 060 SP. Një prej dëshmitarëve dëgjohet teksa rrëfen në video se si i kanë ardhur pranë copat e xhamit të makinave në mënyrë të menjëhershme.

Më pas një tjetër iu thërret punonjësve të karburantit të mbulojnë një prej viktimave që ndodhet në tokë. Por më pas zbulojnë se në makinë ishte dhe një person tjetër.

Udhëtimi fatal i 23-vjeçares nga Tirana, do nisej për në Itali por e kthyen në port

Do ishte një udhëtim drejt Italisë por u kthye në udhëtimin e fundit drejt vdekjes. Një fat tragjik për 23-vjeçaren Elena Avdillari që mbeti e vdekur në aksidentin fatal pas mesnatës së kaluar pranë Maminasit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se vajza me origjinë nga Korça por banuese nga Kombinati, Tiranë duhej të nisej mbrëmjen e kaluar me traget drejt Italisë. Për shkak të dokumentacioneve të munguara, ajo është kthyer nga autoritetet portuale.

Më pas 23-vjeçarja ka marrë një taksi në Portin e Durrësit që drejtohej nga 60-vjeçari Bujar Agalliu për t’u kthyer në Tiranë. Por në autostradë pranë Maminasit, taksia me të cilën udhëtonin është goditur nga një automjet “Benz”.

Pas kësaj taksia ka përfunduar në karburant në një tjetër goditje, që i ka marrë jetën të dy personave që ndodheshin në taksi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe pohon se në mjetin tip ‘Benz’ ishin 2 persona, që u larguan pas aksidentit. Policia ka identifikuar drejtuesin e ‘Benzit’, i cili është shpallur në kërkim.

Tags: aksidentBujar AgalliuElena Avdillarimaminasvdekje
Previous Post

LAJMI I FUNDIT/Aksident i rende, 2 te vdekur ne Maminas

Next Post

Klos, plagosen 5 punëtorë në minierë, 3 prej tyre përfundojnë në Tiranë

droni

droni

Next Post
Analiza  e ministrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ari

Klos, plagosen 5 punëtorë në minierë, 3 prej tyre përfundojnë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.