Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
“Sot Edi Rama u tregua që është i pandjeshëm nuk ka asnjë ndjenjë dhemshurie për qytetarët që gjenden me sytë nga qielli.
Edi Rama është njeri i cili e ka faktuar se zgjedh të sulmojë opozitën me të vetmin qëllim për të fshehur të vërtetën dhe përgjegjësinë që ka karshi këtyre njerëzve.
Kjo është një alibi e shëmtuar dhe e papranueshme për të lënë pa bukë dhe mijëra familje. Kjo është përgjegjësia e Ramës dhe ne do bëjmë gjithcka, sikurse do luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund”, u shpreh Basha në ambientet e jashtme të Kuvendit, në përfundim të seancës së sotme.











