Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka dhënë sot shpjegime për grevën e urisë së socialistëve të Kukësit, fill pas mbledhjes se kryesise se PS mbajtur sot pasdite ne seline e partise. Sikurse ai tha PS në Kukës do të riorganizohet nga fillimi duke bërë zgjedhje të reja në të gjitha strukturat deri në asamblenë e re të saj.
PS ka miratuar sot pasdite një numër kandidaturash për kryetar të PS në disa bashki ku drejtuesit e saj janë larguar nga detyra partiake në ato shtetërore. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se kryesia e PS ka shqyrtuar me vemendje disa kandidatura dhe ka vendosur për to duke shmangur ata emra të cilët në kohë të ndryshme nuk u kanë shërbyer qytetarëve.












