Një 42-vjeçar humbi jetën në një aksident në Lushnje. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:45, në fshatin Fier i Ri.
Viktima A. S., banues në Krutje, ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas nga një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje. Si pasojë e përplasjes shtetasi A. S., ka ndërruar jetë.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërsa po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













