Një grua shqiptare humbi jetën në Greqi në rrethana që janë ende të paqarta. Policia dyshon se gruaja është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj pas një sherri në familje.
Nga raportimet e para thuhet se pasi gruaja është konfrontuar me të shoqin, i cili pasi ka nxjerrë armën e ka qëlluar atë, raportojnë mediat greke.
40-vjeçarja e plagosur ka dalë nga banesa e saj për të kërkuar ndihmë por më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pierut “Xhanio”. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën Agia Paraskevi në zonën e quajtur “Pylli i Hajdharit”.
Ngjarja ende nuk eshte zbardhur plotesisht nga policia.












