Një autoveturë tip “Benz” është përplasur fort me trafikndarësen pranë liqenit artificial të Tiranës.

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa pjesa e përparme e saj është shkatërruar plotësisht. Për pasojë, edhe shoferi i mjetit është lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.












