Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një numër fotosh nga festimet e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku ai mori pjesë sëbashku me ish-Kryeministrin Berisha.
“Me qytetarët e Prishtinës në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, shkruan Basha në krye të albumit. Ndërkohë pak më parë Berisha ka publikuar një video që paraqet Bashën dhe Berishën përgjatë bulevardit kryesor të Prishtinës duke u brohoritur nga mijëra qytetarë të Kosovës.













