Një 17 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë në ajër. I arrestuari është shtetasi N. P.
“Më datë 17. 02. 2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë. Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17-vjeçari.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2112847479001612/











