Luiza Gega nuk di të ndalet. Atletja shqiptare ka rrëmbyer medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura, duke e mbyllur e para garën ballkanike në 3000 metra.
Në Stamboll të Turqisë kampionia shqiptare shënoi kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera.
Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën kohën 4:06:65.












