Dy person raportohet se kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme te stacioni i fundit, i Tiranës së re, në zonën e Selitës në kryeqytet.
Mësohet se ka qenë një grindje midis dy grupeve rivale. Grindja ka degjeneruar në nxjerrjen dhe përdorimin e armëve.
Për pasojë sipas dëshmitarëve, mësohet se janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e shokëve të tij ndërsa tjetri me autoambulancë. DRONI.al












