• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maks Velo u tregon nxënësve emrat e spiunëve që i nxinë jetën

droni by droni
16 February, 2018
in Kronika, Kulture, speciale
0
Shpërthen Maks Velo: Ja artistët spiunë që më bënë ekspertizën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Maks Velo publikoi dje gjatë një takimi organizuar nga UET PRESS dhe COD (Qëndra për Hapje dhe Dialog) në kryeministri, miqtë e tij që e kishin spiunuar. I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri “Përkthyesi”, në një auditor me gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe të gjimnazit të “Nju Jorkut”, përballë Alda Bardhylit dhe Ben Andonit, Velo u shpreh se ndjehej I tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit.

”Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time.

Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dojen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido. Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij.

“Shoku im i ngushtë Llabi Blido ka bërë 27 denoncime për mua. Madje ka ardhur edhe për të regjistruar në shtëpi. Poshtërsia më e madhe ishte që atë e kanë përdorur edhe pasi më kishin futur në burg. Shkonte në shtëpi për të mësua se çfarë thoshin prindërit e mi. Imagjinoni ai ishte dhe piktor, punonte në ministri dhe ka shkruar më vonë për modernizmin”, tha Velo, duke lexuar dy faqe të shkëputura nga dosja për të rinjtë, duke thënë se e zgjodhi këtë pasazh për tu treguar se si mund të jetohej në burg.

“Gjatë burgut jam zënë dy herë. Një herë në galeri me një kuksian që donte të më digjte në furnelë, por që nuk është e dokumentuar, kurse kjo është e dokumentar”, tha Velo duke treguar dokumentin e mbajtur më 14.07.1982.

“Në rajonin e banimit nga ora 22:00, në kohën që ishte bërë pushimi, I dënuari Skënder Vreto flinte gjumë në krevatin e tij. Në këtë kohë shkon I dënuari Maksim velo tek krevati për të fjetur gjumë. I dënuari Skënder gjatë kohës së gjumit kishte hedhur batanijen dhe çarçafin në krevatin e Maks Velos, si dhe krahun përmbi krevat. I dënuari Maksim Velo, duke mos e zgjuar të dënuarin Skënder, I kap krahun dhe ia hedh në fytyrë të dënuarit. Atëherë ky zgjohet dhe kapen duke u shtyrë me duar me njëri-tjetrin. Gjatë kapjes nuk kanë ndonjë plagë. Shkaktar për këtë është i dënuari maksim Velo, sepse duhet ta kishte zgjuar nga gjumi të dënuarin Skënder Ndreu dhe nuk do kishin përfunduar në grindje me njëri-tjetrin. Që të dy të dënuarit të thirren dhe të këshillohen. Të dënohen me vërejtje të dy të dënuarit”, lexoi Velo nga relacioni.

Sipas tij gjëja më e vështirë në burg ishte të zije shok. Më tej ai ka treguar se tashmë ka dokumentin që vërteton që nuk ka pranuar të bëhej bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Ne dokumentin me datë 13.01.1986 mbajtur nga operativ Pëllumb Sinoimeri thuhet.

“Unë operative Pëllumb Sinoimeri, bashkë me shefin e seksionit Nuro Sako, në datën 8.01.1986 shkuam në kampin e riedukimit të Gurthit, të rrethit të Mirditës, për të tërhequr në bashkëpunim secret me bazë vullnetare, të dënuarin për agjitacion dhe propagandë armiqësore, Maksim Velo, I cili lirohet nga burgu me amnistinë e datës 13.01. fillimisht me të u bënë biseda të karakterit familjar dhe jetën e tij në burg, kandidati fillimisht reagoi pozitivisht, na falenderoi për trajtimin e mirë që I ishte bërë në burg dhe për punën e tij të bërë atje. Pas kësaj u fol në lidhje me masën e dënimit të tij, për luftën e klasave dhe punën që bëjnë organet tona për zbulimin e veprimtarisë armiqësore de keqbërëse me ndihmën që jep populli, këtyre organeve. Pasi dëgjoi bisedat që u bënë, Maksi u shpreh se unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë. Sepse jam dënuar mbi bazë shpifjesh, por një gjë kam pasur unë, kam qenë I prirë pas artit modernist dhe filloi të na shpjegojë si ishte dënuar. Pas kësaj, tha: unë e kuptoj se përse keni ardhur ju dhe çfarë doni nga mua. Ju doni që unë të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit. Këtë propozim ma kanë bërë edhe herë të tjera kur kam qenë I lirë, shokët e Drejtorisë së Tiranës, por unë nuk e kam pranuar, se nuk jam dot në gjendje të bëj punën e spiunit”, lexoi Velo.

Artisti i ftoi të rinjtë të lexojnë duke u thënë se “Duhet të lexoni absolutisht Kadarenë”.

“Pa njohur Kadarenë nuk njihni Shqipërinë. Shqipëria e servirur nga një gjeni. Ajo që ka bërë Kadare gjatë komunizmit, përveçse kemi qenë miq të ngushtë dhe ka bërë shumë për mua, por për të gjithë popullin, që ruajti një nivel të lartë intelektual përballë një barbarie. Dhe ne i detyrohemi shumë atij”, tha Velo.

Tags: maks velo
Previous Post

Ikën drejtori i policisë së Korcës, zëvendësohet nga Nomani

Next Post

Horoskopi, 17 Shkurt 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 11 Prill 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 17 Shkurt 2018/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.