I ashpër ka qenë reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me deklaratat e Ramës në nje tv të Prishtinës.
“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin edhe në Prishtinë. Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoi 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës. Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar!”.
Kryeministri Rama gjatë bisedës së tij në studio nuk është kursyer në kritika dhe këshilla për qeverinë dhe qeverisjen e Kosovës.
Një orë më parë edhe Kryeministri Haradinaj u detyrrua të reagonte ashpër ndaj kryeministrit shqiptar.












