• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KËRKESA/ Marrëveshja me Greqinë, deputetë e opozitës thërrasin në seancë dëgjimore ministrin Ditmir Bushati, ja 7 pyetjet “me spec”

droni by droni
16 February, 2018
in Kronika, Politika, Rajoni
0
KËRKESA/ Marrëveshja me Greqinë, deputetë e opozitës thërrasin në seancë dëgjimore ministrin Ditmir Bushati, ja 7 pyetjet “me spec”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e  opozitës të e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, kërkojnë zhvillimin e një seance dëgjimore publike me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi disa pa qartësi.

Sipas kërkesës drejtuar kryetares së këtij komisioni deputetët e opozitës argumentojnë se” pyetjet tona lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakord, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikës deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shume të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kërkesa e bere vetëm dje nga Ministri Bushati për të kërkuar Plotfuqishmërinë…”.

Duke renditur edhe 7 pyetje “me spec”, deputetët e opozitës kërkojnë dhe presin të ëmrkurrrën e ardhshme, ministrin e Ditmir Bushati.

Kërkesa

KUVENDI i SHQIPERISE

K Ë R K E S Ë

DREJTUAR: ZONJËS MIMI KODHELI

Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme

KËRKUES: 1/3 E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR PUNËT E JASHTME

OBJEKTI: 1) Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme

2) “Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati”.

BAZA LIGJORE: Neni 7 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

E nderuar znj. Kryetare Komisionit,

Në kuadrin e deklaratave të Ministrit të Jashtëm Grek lidhur me delimitimin e hapësirave detare ndërmjet dy vendeve, si dhe në mungesën totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkohet kjo seancë dëgjimore për të informuar Komisionin e Jashtëm të Kuvëndit te Shqipërisë, si dhe opinionin e gjerë publik për këtë çështje me interesa të gjëra publike.

Nga ana e Ministrit të Jashtëm Kotzias pas takimeve hermetike të Kretës dhe të Korçës, është deklaruar “se palët tashmë kanë arritur në marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare si dhe pala shqiptare ka pranuar që pala greke të zgjerojë ujërat e saja territoriale deri në 12 milje”. Këto deklarime nuk janë mohuar nga ana e qeverisë shqiptare, ç’ka i bën akoma më të besueshme deklarimet e Ministrit të Jashtëm Grek.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 15. 04. 2010, ka shqyrtuar “pajtueshmërinë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Ky vendim erdhi si pasojë e ankimimit që Partia Socialiste në atë kohë në opozitë e përfaqësuar nga ana e z. Saimir Tahiri, z. Damian Gjiknuri dhe z. Myslym Pashai, pretenduan një sërë parregullsish në marrëveshjen e vitit 2009.

Kjo  Gjykatë me një argumentim të gjerë ka arritur në përfundimin, që shprehet në mënyrë të përmbledhur në faktin se parregullsia kryesore e konstatuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese ishte:

Zhvillimi i negociatave dhe arritja e marrëveshjes nga ana e grupit negociator pa pasur Plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës

Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku parashikohet se: “Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren edhe me kërkesën e jo më pak se ¼ së anëtarëve të Komisionit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje”, si dhe nenit 36 të saj, ku parashikohet se: “Komisioni është i detyruar të zhvillojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi këtëçështje dhe pyetjet që e shoqërojnë.

KËRKOJMË:

“Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme, ditën e mërkurë, datë 21. 02. 2018,  ora 11.00’, me këtë rend dite:

Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me Ministrin per Europen dhe Punët e Jashtme, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi pa qartesite e renditura me poshte.

Pyetjet tona lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakort, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikes deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shume të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kerkesa e bere vetem dje nga Ministri Bushati per te kerkuar Plotfuqishmerine:

  1. Përse një marrëveshje e tillë zhvillohet në një mungesë totale të infomimit të institucioneve kryesorë të vendit, Kuvendi i Shqipërisë, Opozita, Shoqëria Civile?
  2. Tashme qe u qartesua fakti i mos pasjes akoma te Plotfuqishmerise, ne kërkojmë të dimë edhe vleresimin tuaj për këtë situate jo normale, si dhe per vlefshmerine e procedurave te ndjekura deri me tani?
  3. A eshte kordinuar me Presidentin per hapat e deri tanishme dhe mbi cbaze legale jane bere ato, sidoqofte pergjigja per pjesen e pare?
  4. Cili është grupi negociator, çfarë përbërje ka, cili është niveli i përfaqësimit në këtë grup i ekspertëve të fushave, i ekspertëve nga opozita dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që ky grup të jetë i pakontestueshëm dhe të përfaqësojë në mënyrë të drejtë të gjithë interesat kombëtare?
  5. Nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona po delimitohen dhe a duhej te përcaktoheshin me pare ato në aktin e Plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës?
  6. Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik sikurse është deklaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,kur ka munguar edhe Plotfuqishmëria e Presidentit?
  7. Nëse marrëveshja është arritur në nivel politik – çfarë u ngelet ekspertëve të bëjnë? Thjesht çertifikimin e marrëveshjes politike në një kohë që duhet të jetë e kundërta, bëhen negociatat në nivel eksperti e më pas nënshkruhet marrëveshja politikisht?

Kjo kërkesë e një grupi deputetësh, që përbëjnë 1/3 e anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme, bazohet edhe në nenin 7 të Kushtetutës, ku sanksionohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Nën dritën e këtij parimi, merr përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton të drejtën e pushtetit legjislativ për t’u informuar dhe për të realizuar mbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta, me qëllim marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sipas rasteve konkrete. Të gjitha çështjet që përmbajnë në vetvete një interes publik përfshihen brenda funksionit të kontrollit parlamentar. Pa asnjë dyshim kjo çështje mbart në vetvete një interes të lartë publik dhe shtetëror, që absolutisht nuk mund të anashkalohet.

Përsa më lart, lutemi thirrjen e mbledhjes së Komisionit në orën dhe datën e propozuar nga ana jonë, për të diskutuar mbi çështjen objekt të kësaj kërkese.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

ANËTARËT E KOMISIONIT PËR PUNËT E JASHTME

Tags: degjesedeitmir bushatideputetegreqikomisioni jashtemmarreveshjaopozite
Previous Post

Elbasan, makina përplaset me murin, vdes 20-vjeçari

Next Post

EMRA & FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda greko-shqiptare e trafikimit të drogës

droni

droni

Next Post
EMRA & FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda greko-shqiptare e trafikimit të drogës

EMRA & FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda greko-shqiptare e trafikimit të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.