Lëvizje të tjera ka pasur sot në radhët drejtuese të lartë të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të ketë zëvendës një femër. Aida Hajnaj emërohet si nëndrejtore e Policisë së Shtetit. Ish-nëndrejtori Rebani Jaupaj emërohet drejtor i Menaxhimit të të Dhënave, në Polici.
Enkeleida Tosku, emërohet drejtore e Kufirit dhe Migracionit.
Ndërkohë, Alti Qato emërohet përfundimisht drejtor policie në Qarkun e Elbasanit, pas komandimit disa mujor në këtë qark.
Nga ana tjetër, Gjovalin Lokal emërohet si drejtor i rendit dhe sigurisë në Policinë e Shtetit.
Bledar Çeliku emërohet drejtori i Task Forcës.
Kastriot Skënderi emërohet Drejtori i Policisë së Tiranës.













