Memli Begalla, biznesmeni i ekezekutuar sonte ka pasur një të shkuar problematike me policinë në Itali. Ai është arrestuar atje sëbashku me të birin pasi kryen një rrëmbim. Bëhet fjalë për rrëmbimin e nuses se djalit të tij, Lili.
Memli ka ndryshuar emrin vitet e fundit nga Afrim që e kishte më parë.
Në Tiranë ai është një sipërmarrës dhe ka një kompani LAB-AB më spektër të gjerë shërbimesh. Më parë vec Italisë ka jetuar edhe në Zvicër.

Policia shqiptare e ka regjistruar atë si person me borxhe në shuma të mëdha që nuk janë kthyer. Borxhet i ka ndaj disa personave dhe mendohte që sonte të thirren në polici një pjesë prej tyre.











