Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet pranë Ministrisë së Jashtme.
Mësohet se kërkesa për “leje” është bërë lidhur me negociatat mes dy vendeve për kufirin detar, por në këtë kërkese, mungojnë emrat e negociatorëve.
Për kërkesën që Ditmir Bushati e ka dorëzuar sot, thonë është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.












