Një i ri shqiptar në Italia i dha fund jetës sot duke u hedhur në shinat e trenit. Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në provincën e Sesto San Giovannit në Itali.

28 vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte arrestuar në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë.

Ditën e sotme i riu shqiptar është vetëhedhur në shinat e trenit nga ku është tërhequr për disa metra. Shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme edhe pse shërbimi mjekësor arriti në vendngjarje shumë shpejtë.












