• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PISTAT/ Vlorë, iu dogj makina, flet biznesmeni: I vetmi dyshim është…

droni by droni
13 February, 2018
in Kronika
0
VIDEO & FOTO GALERI/ Vlorë, kush është biznesmeni që i dogjën makinën, para një viti i gjakosën hundën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një automjet tip “Benz” ML është djegur mesnatën e së dielës në qendër Vlorës, teksa ishte e parkuar. Mësohet se makina, e cila u përfshi nga flakët është në pronësi të biznesmenit Eduard Alikaj. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, por ende nuk dihen autorët dhe motivet.

Ndërkohë në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Alikaj shprehet se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët, pasi nuk ka konflikte me asnjë person. Ai thekson se i vetmi dyshim është interesimi i tij kritik dhe opozitar kundrejt politikë bërjes dhe vetë politikanëve.

Ngjarja

Më datë 12. 02. 2018, rreth ora 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti “Benz” tip ‘Fuoristradë ML’, me targa AA 777 KP, në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj. Mësohet se Alikaj është biznesmen ndërtimi në Vlorë. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Alikaj u shpreh se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

“Nuk kam asnjë dyshim në persona. Nuk kam konflikte. I vetmi dyshim është interesimi im kritik dhe opozitar kundrejt politikë bërjes dhe vetë politikanëve. Kjo mund të jetë arsyeja e vetme për këtë kërcënim. Shkrime kanë qenë të shumta. Në të gjitha krahët politike”, u shpreh Alikaj.

Në lidhje me ngjarjen ai theksoi se u lajmërua nga persona, të cilët panë edhe autorin po nuk mundën ta identifikojnë pasi ishte me kapuç në kokë dhe u largua me shpejtësi.

“Makina ishte poshtë shtëpisë në qendër të qytetit, pranë Xhamisë. Flaka është venë nëpërmjet benzinës duke malaksur pjesën midis xhamit dhe kofonit. Ka pasur dëmtime të vogla. Plastika të shkrira. Policia e zjarrfikësit kishin ndërhyrë në kohë të lajmëruar nga persona që panë edhe personin me kapuç e biçikletë të largohej me shpejtësi. Ata më lajmëruan edhe mua”, tha biznesmeni.

Pistat

Ndërkohë hetimet e policisë së Vlorës janë përqendruar në dy pista. E para, është ajo e një konflikti të ndodhur në dhjetor të 2016-ës, ku Alikaj u përfshi në një sherr me punonjësit e një parkingu ku u gjakos dhe përfundoi në pranga.

Në lidhje me këtë konflikt Alikaj tha se është i mbyllur dhe dyshimi tek ai është zero.

“Makina ishte poshtë shtëpisë në qendër të qytetit, pranë xhamisë. Flaka është venë nëpërmjet benzinës duke malaksur pjesën midis xhamit dhe kofonit. Ka pasur dëmtime të vogla. Plastika të shkrira. Policia e zjarrfikësit kishin ndërhyrë në kohë të lajmëruar nga persona që panë edhe personin me kapuç e biçikletë të largohej me shpejtësi. Ata më lajmëruan edhe mua”, tha biznesmeni.

Ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një status të publikuar në profilin e tij në “Facebook” pak orë para se t’i digjej mjeti. Me anë të këtij statusi biznesmeni denoncon ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe thotë se për shkak të lidhjeve të ngushta nga xhepat e popullit janë vjedhur plot 26 milionë euro.

Kujtojmë që Alikaj është një person mjaft aktiv në rrjetet sociale sidomos për çështje të aktualitetit. Sakaq burime nga policia konfirmojnë se kamerat e sigurisë në objektet pranë vendit të ngjarjes kanë kapur momentin kur një person i maskuar në biçikletë largohet nga zona. Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

Statusi në “Facebook” Inceneratori i Elbasanit

Iu dhanë për ta ndërtuar një personi pa lidhje (apo lidhje të “ngushtë”), 26 milionë euro nga lekët e popullit. Na shpjeguan se do hiqte plehrat dhe do gjeneronte korrent, por plehrat janë akoma në parlament dhe këta, për korrentin, japin leje ndërtimi hidrocentralesh mbi lumenjtë e mrekullueshëm.

Na shpjeguan se ishte teknologji e pastër (avull), por personat e zonës që e përjetojnë, thonë se prodhon re të zeza tymi, si shpirti i atyre që e lejojnë. Pretenduan nga bashkia, që të gjitha plehrat të dërgoheshin atje, dhe riciklimi të bëhej atje, duke ndaluar fukarenjtë të “rrëmbenin” nga koshat plastikën, metalet, kartonët, apo ndonjë copë bukë të mbetur.

Tani ankohen se populli nuk prodhon plehra mjaftueshëm për ta mbajtur gjithmonë ndezur, dhe rindezja e furrit ka kosto të madhe (këtë kosto mendojnë t’ia faturojnë qeverisë, popullit), por populli i shkretë është në krizë edhe në prodhimin e plehrave, ngaqë nuk konsumon mjaftueshëm.

A u bë një studim i mirëfilltë kur u dha leja e ndërtimit, dhe me të paratë e popullit?!

A do vazhdojë ky gabim (i provuar), duke ndërtuar incenerator të tjerë, d.m.th. duke shpenzuar akoma nga paratë e popullit?!

Tags: Digjeteduard alikajmakina
Previous Post

I lexohet dënimi me 10 vjet burg, i bie të fikët në sallën e gjyqit

Next Post

SHKRESAT/ Berat, Astrit Veliaj në vend të Eduard Halimit – Kandidatet femra të PD-së refuzojnë mandatin e deputetes

droni

droni

Next Post
PD e Beratit, polemikë të ashpër me deputetin Astrit Veliaj

SHKRESAT/ Berat, Astrit Veliaj në vend të Eduard Halimit – Kandidatet femra të PD-së refuzojnë mandatin e deputetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.