• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NEGOCIATAT/ Komiteti i Stabilizim-Asociimit pranon propozimet e PD-së , Pollo: Jemi të kënaqur, ndodhi ndryshe nga Kuvendi

droni by droni
13 February, 2018
in Kryesore, Politika, Rajoni
0
NEGOCIATAT/  Komiteti i Stabilizim-Asociimit pranon propozimet e PD-së , Pollo: Jemi të kënaqur, ndodhi ndryshe nga Kuvendi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka dalë e kënaqur nga mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asociimit që u bajt gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë, pasi amendamentet e propozuara prej saj u votuan edhe nga mazhoranca, edhe nga europarlamentarët, “ndryshe nga ç’ndodh në Kuvend”, siç u shpreh deputeti Genc Pollo.

Në përfundim të mbledhjes, Genc Pollo tha se përfundimtari “është një dokument i mirë me të cilin ne jemi të gjithë të kënaqur, se ndryshe nga ç’ndodh në seancë plenare, vendimet morën votat e mazhorancës dhe të europarlamentarëve. Bëhet fjalë për pranimin e shqetësimeve të ngritura nga PD-ja si ato për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve; përdorimin e imunitetit parlamentar për të mos u gjykuar; kalimin e drogave të rënda si kokaina; abuzimin me PPP; numri shumë i lartë i azilkërkuesve në Francë dhe Gjermani me kërkesën që qeveria shqiptare t’i gjejë rrënjët kësaj ikjeje masive etj.. E fundit që nuk u arrit plotësisht të pranohej nga të gjitha palët ishte çështja e lirisë së shtypit…”.

Një nga pikat ka të bëjë me nisjen e negociatave dhe Partia Demokratike e mbështet plotësisht pikën 3 të rekomandimit, ku thuhet se “Përcaktimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të sigurojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë reformave të lidhura me anëtarësimin në BE”. Megjithatë për të kontribuar në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, Partia Demokratike ka propozuar 9 amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja.

Komunikimi i plotë i Genc Pollos pas miratimit të deklaratës së përbashkët

Kjo deklaratë u miratua edhe me votat e opozitës. Është kontributi i vetëm që ne mund të kemi për të ndihmuar në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Për të ndihmuar në çeljen e negociatave të cilën shpresojmë të ndodhë në qershor. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe pse qeveria mund të vazhdojë me refrenin e saj se fajtore është opozita për gjithçka, përfshi edhe votimin e Integrimit Europian. Faktet flasin më shumë se deklaratat dhe do të thoja që ky sot është një test, i cili përfshin shumë nga shqetësimet tona, i cili mori votat edhe të Partisë Socialiste dhe të gjithë partive të Parlamentit Europian, të përfaqësuara nga eurodeputetët, duke nisur nga shqetësimi për blerjen e votave, në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga presioni mbi votuesit, siç e parashikon e ligji penal shqiptar. Është një tekst që parashikon që politikanët e lartë, përfshirë ish-ministrat e brendshëm dhe deputetët aktualë, të mos kenë mbrojtje ndryshe nga qytetarët e këtij vendi. Këto rekomandime njohin shqetësimin e madh të ngritur nga opozita në tre vitet e fundit për kanabizimin e madh të vendit. Dhe fakti që kjo pranohet nga i gjithë spektri i europarlamentarëve, tregon që BE është i ndërgjegjshëm për këtë. Mund të mos jenë dy ose tre nëpunës të tij, por çka është e rëndësishme është theksi i këtij dokumenti i avancimit të grupeve kriminale të kanabisit dhe kokainës.
Tjetër shqetësim i opozitës që reflektohet në këtë dokument janë partneritetet private-publike. Bëhet thirrje që të ketë kontroll dhe vlerësim të investimeve publike dhe PPP-ve, pasi ato janë shqetësim në shumë drejtime. Çështja e azilkërkuesve dhe shkaqet që qytetarët shqiptarë lënë vendin janë bërë një problem jo vetëm për Europën, por edhe për Shqipërinë dhe thirrja për qeverinë është të marrë masa për këtë gjë.
Liria e medias është një temë që ne gjerësisht po e debatojmë dhe problemi i ndërhyrjes politike është aktuale, dhe e pasqyruar në rekomandimet e sapomiratuar.
Është një dokument më të cilin të gjithë jemi të kënaqur. Më vjen mirë që shqetësimet tona, ndryshe nga ç’ndodh në seancë plenare, morën votat e mazhorancës dhe të gjithë eurodeputetëve të pranishëm.

Pyetje: Cilat ishin shqetësimet kryesore të opozitës?

Pollo: Votëblerja dhe presioni kriminal ndaj votuesve; kryesore është përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur zyrtarët e lartë kur ata përballen me akuza penale. Nuk mund të kenë mbrojtje legjislative më të lartë se sa qytetarët e thjeshtë. Shqetësim ishte jo vetëm kanabizimi, por kalimi i drogave të rënda, si kokaina. Përmenden drogat e forta me fjalë në tekst. Shqetësimi ynë ishte abuzimi me PPP dhe kërkojmë vlerësim dhe kontroll të tyre. Para dy vjetësh Parlamenti Europian specifikisht e ka përmendur në një rezolutë të tij për Shqipërinë dhe ka ngritur këtë shqetësim. Çështja e azilkërkuesve është në numër shumë të lartë në Francë dhe Gjermani dhe rekomandimet i kërkojnë qeverisë shqiptare që të trajtojnë rrënjën e problemeve që i detyrojnë shqiptarët që të ikin. Sepse nuk është një ikje normale, por ikje masive. INSTAT thotë se në tre vitet e fundit janë larguar një qytet sa Fieri apo sa Durrësi. Kjo përbën një problem në Shqipëri, por kur këta njerëz nuk dinë ku të shkojnë, përbën problem për vendet pritëse dhe konkretisht Franca. Liria e medias dhe ndërhyrja politike ishte çështja tjetër.

Propozimet

  1. Partia Demokratike propozon që pika 5 e rekomandimeve të modifikohet duke vërejtur se blerja e votave dhe keqpërdorimi iI pushtetit vazhdoi edhe pas marrëveshjes së 18 Majit.
  2. Për sa u përket zgjedhjeve, Partia Demokratike në një amendament tjetër të saj propozon që rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë masat kundër blerjes së votës, duhet të zbatohen para zgjedhjeve të ardhshme.
  3. Lidhur me rolin e Kuvendit, Partia Demokratike propozon që në pikën 9 të shtohet edhe një frazë tjetër, që siguron përfaqësimin e opozitës, nisur nga përjashtimi që qeveria i bëri opozitës nga takimi i fundit i Këshillit të Stabilizim-Asociimit, më 15 nëntor 2017, në Bruksel.
  4. Një amendament tjetër i Partisë Demokratike kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. Qeveria refuzoi ta bëntë këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE-së, deputetë dhe zyrtarë të qeverisve të vendeve anëtare të BE dhe SHBA. 5. Propozimi i Partisë Demokratike është që të shtohet një pikë në rekomandime për të theksuar së mosndëshkimi I politikanëve të lartë ul besimin e publikut dhe se rregullorja e Kuvendit nuk duhet të ofrojë mbrojtje ndaj të akuzuarve. Partia Demokratike është plotësisht dakord me rekomandimin numër 10, si problemet kryesore që opozita ka ngritur prej 5 vjetësh. Ky është një nga rekomandimet kyçe që Shqipëria të ecë përpara me rrugën e integrimit. Ai vendos theksin tek lufta kundër korrupsionit de krimit të organizuar, të kryer nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm. I kërkon autoriteteve rezultate të pakthyeshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
  5. Partia Demokratike propozon që pika 11 e rekomandimeve, e cila bën thirrje për çrrënjosjen e kultivimit të drogës dhe ndjekjen penale të kultivuesve. të jetë më e plotë. Amendamenti i saj për forcimin e masave kundër drogës, rrjeteve kriminale bazohet në shumë raporte që thonë se bandat e kanabisit janë duke lëvizur drejt drogave të forta si heroina dhe kokaina, duke paraqitur një rrezik edhe më të madh për vendin dhe BE.
  6. Partia Demokratike propozon që, pas pikës 11, të shtohet një pikë tjetër e re, që shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe I kërkon qeverisë ta adresojë më tej këtë fenomen. Në vitin 2017 ka patur një bum të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së, veçanërisht në Francë.
  7. Partia Demokratike propozon ndryshimin e fjalisë ku preket çështja e pronave në pikën 13, duke kërkuar zbatimin e vendimit të të Gjykatës Kushtetuese, sepse qeveria vazhdon të zbatojë ligjin e pronave pa marrë parasysh vendimin e kësaj Gjykate për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit. Partia Demokratike mbështet plotësisht pikën 14, ku flitet për vetëçensurën dhe ndikimin e interesave politikë dhe ekonomikë në media, por propozon edhe një pikë të re, ku shpreh shqetësim nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike ndaj gazetarëve.
  8. Partia Demokratike propozon gjithashtu, një pikë tjetër të re, në fund të rekomandimeve, që ka të bëjë me vlerësimin e rreziqeve fiskale nga kontratat e konçesioneve, bazuar edhe në raportet e Komisionit Europian dhe FMN-së.         
Tags: genc pollokomiteti asocim stabilizimitPDpropozime
Previous Post

FOTO/ Arta Marku nga Korça, një listë me porosi për vartësit e saj në Prokurori

Next Post

FOTO/ Ermal Meta ka një mesazh për median shqiptare: Kujdes! Po gaboni rëndë…!

droni

droni

Next Post
FOTO/ Ermal Meta ka një mesazh për median shqiptare: Kujdes! Po gaboni rëndë…!

FOTO/ Ermal Meta ka një mesazh për median shqiptare: Kujdes! Po gaboni rëndë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.