Një i ri është gjetur i pajetë një ditë më parë në banesën e tij kryeqytet.
Zyrtarisht, policia njoftoi se, ngjarja ka nododhur në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ku në ballkonin e banesës është vetëvarur shtetasi M. G., vjeç 30.
Shkaku i veprimit fatal nga i riu mbetet ende për tu zbardhur, pasi edhe vetë familjarët mësohet se nuk kanë dhënë ndonjë indice se pse mund të ketë ndodhur ngjarja që i mori jetën të riut.












