Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 3, në Tiranë, u arrestua në flagrancë Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë.
Arrestimi i tij u bë, pasi dje, më datë 08. 02. 2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e Policisë e Komisariatit nr. 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për për vepre panale “ Vjedhja” parashikuar nga neni 134 te Kodit Penal ne ngarkim të shtetasit Xhelal Rexhepi.













