Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu përshëndeti sot vendimin e KLD për të pezulluar nga detyra 3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Durrësit Petraq Dhimitrin, Kliton Spahiun dhe Petrit Çenon.
Vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve.

“Ambasada e SHBA mirëpret pezullimin e tre gjyqtareve te Gjykatës se Apelit Durrës, përfshi kryegjyqtarin, ndërkohë që janë marrë të pandehur për korrupsion të rëndë.
Shtetet e Bashkuara mbështesin hetime dhe ndjekje penale serioze për krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Gjyqtarët e pandehur për korrupsion duhet të pezullohen ndërkohë që presin gjyqin”, u shpreh ambasadori Lu për javanews.al











