Me një mesazh të fortë u është drejtuar prokurorëve, kryeprokurorja Arta Marku, gjatë takimit të sotëm në prokurorinë e Elbasanit, nga e cila së fundi nisën zhvillime të rëndësishme dhe kërkesa arrestesh për ish zyrtarë të lartë.
“Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji”, ka thënë prerë Marku, duke shtuar se “duhet te hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.
Marku ka shkruar aty për përurimin e ndërtesës së re të prokurorisë së Elbasanit dhe për analizën vjetore te këtij institucioni.
Ndërtesa e re përuruar sot është me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë dhe përmbush gjithçka mungonte dhe kushte jetësore pune.













