Policia franceze ka arrestuar dhjetë shqiptarë javën e fundit në pjesën juglindore të saj. Ata akuzohen si pjesë të një bande që kanë kryer të paktën 260 vjedhje banesash në rajonet Bouches-du-Rhone, Alpes-Maritimes, Var dhe Vaucluse.
Rezultatet e aksionit të xhandarmërisë franceze janë bërë publike këtë të mërkurë në një dalje për mediat ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë mësuar ende.
Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, tableta, çanta luksoze dhe bizhu, që dyshet se janë vjedhur nga banda.













