• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI I BE/Gjashtë nisma kryesore për të mbështetur transformimin e Ballkanit Perëndimor

droni by droni
6 February, 2018
in Kryesore, Politika, Rajoni
0
DEUTSCHE WELLE/ “Startegjia e zgjerimit” e BE-së, “harron” Shqipërinë deri në vitin 2019 – Edhe Rama nuk pret ndryshim nga Brukseli
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BE-ja tashmë është donatori dhe investitori më i rëndësishëm në rajon, si dhe partneri politik i Ballkanit Perëndimor. BE-ja është gjithashtu partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor me një vëllim total vjetor tregtar prej 43 miliardë Euro (2016). Sot, Komisioni Evropian përcaktoi gjashtë nisma kryesore që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin tonë në një numër fushash dhe do të mbështesin procesin e transformimit në Ballkanin Perëndimor. Këto nisma kryesore synojnë fusha specifike me interes të përbashkët: shteti ligjor, siguria dhe migracioni, zhvillimi social-ekonomik, transporti dhe ndërlidhja e energjisë, agjenda digjitale, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këto fusha janë parashikuar veprime konkrete ndërmjet viteve 2018 dhe 2020.

Për të arritur rezultate me Strategjinë e Ballkanit Perëndimor dhe për të mbështetur një tranzicion të qetë drejt anëtarësimit, financimi i mjaftueshëm është i domosdoshëm. Komisioni Evropian propozon rritjen graduale të fondeve në kuadër të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) deri në vitin 2020, për sa kohë e lejojnë rishpërndarjet brenda zarfit ekzistues. Vetëm në vitin 2018, janë parashikuar tashmë 1.07 miliardë Euro asistencë para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, përveç pothuajse 9 miliardë Eurove nga periudha 2007-2017.

 

Hapat e tjerë në rrugën drejt BE-së

Politika e zgjerimit të BE-së duhet të jetë pjesë përbërëse e strategjisë më të madhe për forcimin e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, përcaktuar nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi gjendjen e BE-së të shtatorit 2017 dhe në Udhërrëfyesin e tij për një Bashkim Evropian më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratik. Ndërkohë që BE-ja mund të zgjerohet me më shumë se 27 anëtarë, dinamikat e ecjes përpara në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bazohen në meritat dhe shpejtësinë e tyre, në varësi të rezultateve konkrete të arritura. Strategjia shpjegon hapat që duhet të ndërmerren nga Mali i Zi dhe Serbia për të përfunduar procesin e anëtarësimit në një perspektivë të vitit 2025; ndërsa të tjerët mund t’i arrijnë, Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende me të cilat bisedimet e anëtarësimit janë tashmë në zhvillim e sipër. Kjo perspektivë në fund do të varet nga vullneti i fortë politik, arritja e reformave të vërteta dhe të qëndrueshme dhe zgjidhjeve përfundimtare për mosmarrëveshjet me fqinjët.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë për të ecur përpara në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Komisioni i vlerëson të gjitha vendet në mënyrë të paanshme dhe objektive, në bazë të meritave të tyre dhe shpejtësisë me të cilën arrijnë progres. Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë po bëjnë përparim të rëndësishëm në rrugën e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura. Komisioni do të fillojë përgatitjen e një Opinioni mbi aplikimin për anëtarësim të Bosnje dhe Hercegovinës pas marrjes së përgjigjeve gjithëpërfshirëse dhe të plota për Pyetësorin e tij. Me përpjekje dhe angazhim të qëndrueshëm, Bosnja dhe Hercegovina mund të bëhet vend kandidat për anëtarësim. Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asociimit dhe për të përparuar në rrugën e saj evropiane, kur ta lejojnë rrethanat objektive.

Angazhimi politik nga liderët e rajoneve

Shumë punë mbetet për të bërë që vendet e interesuara të jenë në gjendje të përmbushin kushtet dhe kriteret për anëtarësimin në BE. Strategjia thekson se liderët në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik. Në fund janë ata që duhet të marrin përgjegjësinë për ta bërë realitet këtë mundësi historike.

Përgatitja e BE-së për të mirëpritur anëtarët e rinj

Vetë BE-ja duhet të jetë gati për anëtarët e rinj të familjes – pasi të kenë përmbushur kushtet – edhe nga perspektiva institucionale dhe financiare. Bashkimi Evropian duhet të jetë më i fortë, më solid dhe më efikas para se të bëhet më i madh. Për të siguruar vendim-marrje efektive, ne duhet të përdorim votimin me shumicë të cilësuar në Këshill në fushat e politikave ku kjo tashmë parashikohet. Përveç kësaj, Komisioni Evropian do të paraqesë mundësitë për të përmirësuar më tej përdorimin e votimit të shumicës së kualifikuar në tremujorin e tretë të vitit 2018 – siç u njoftua nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij të vitit 2017 për gjendjen në BE.

Nevojitet gjithashtu një sistem më efikas për të trajtuar kërcënimet sistematike ose shkeljet e shtetit ligjor në çdo Shtet Anëtar të BE-së, me një iniciativë të Komisionit që pritet në tetor 2018.

Së fundi, duhen bërë marrëveshje të veçanta për të siguruar që Shtetet e reja Anëtare të mos jenë në gjendje të bllokojnë pranimin e kandidatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Tags: 6 nismaballkani perednimorBE
Previous Post

The Economist: Në garë për Ballkanin janë edhe këto vende

Next Post

Thika të riut shqiptar në Athinë, i rrëmbejnë të dashurën

droni

droni

Next Post
Të shtëna në Athinë, një i vdekur, plagoset një polic

Thika të riut shqiptar në Athinë, i rrëmbejnë të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.