Sot, te rrethrrotullimi i Bradasheshit mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga Y. H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.
Njëri nga këmbësoret e identifikuar si Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe, nga Bradasheshi, ka gjetur vdekjen, ndërsa dy persona të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.













