Atifete Jahjaga, ish-Presidentja e Kosovës mund të jetë ‘single’ shumë shpejt. Ajo, sipas “Prive” ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti dhe zyrtarisht duket se ka nisur procesi i divorcit mes tyre.
Martesa e ish-Presidentes me bashkëshortin dentist, Astrit Kuçin, ka kaluar momente të shpeshta krize thonë burime pranë çiftit. Atifete Jahjaga nuk paraqitet në seancat gjyqësore, ndonëse e di që lidhja do përfundojë në divorc.
Në mediat rozë janë komentuar dhe daljet publike të Atifetes, ku pothuajse asnjëherë nuk ishte e shoqëruar nga bashkëshorti. Pavarësisht divorcit, Jahjaga ende nuk ka në mendje një projekt të ri martese.













