Sot, rreth orës 02:54, është vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar E. D.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit, autorët kanë braktisur automjetin që dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq mundën të largohen. Mjeti “Wolksvagen”, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.












