Policia po shoqëron me dhunë familjarët Peci që kundërshtojnë dhe protestojnë për shembjen e shtëpisë së tyre private në zonën e Liqenit të Thatë.
Gjithçka zhvillohet përpara kamerave të TV. Njeri prej djemve të familjes qëndroi prej më se dy orësh mbi çati duke kërcënuar se do të hidhej nga maja e çatisë.
Fabromat e INUK po shembin ndërkohë shtëpinë, ndërsa policia ndërhyri me dhune dhe shoqëroi disa prej familjarëve.












