Një reportazh i transmetuar në televizionin gjerman Arte TV për trafikun e kanabisit në Shqipëri ka sjell përmes dëshmive një panoramë të situatës së kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe trafikimit drejt Italisë.
Gazetarët e huaj sjellin dëshmi nga banorët e Lazaratit, që tregojnë se kanabisit nxitej dhe kontrollohej nga politika dhe sesi ky fenomen u përhap në të gjithë Shqipërinë. Ata kanë arritur të gjejnë edhe dëshminë e një prej kultivuesve të drogës që flet nga parcelat dhe thotë se me 100 rrënjë kanabis shpreson të fitojë gati 100 mijë euro.
Interesante në reportazh është vendosja bashkë e Edi Ramës dhe Dritan Zaganit. Ndërsa kryeministri flet për përpjekjet për ta luftuar drogën, ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani tregon se si shteti u bashkua me mafien duke i vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tij.
Reportazhin mund ta ndiqnin në videon më poshtë.












