Fjalori që përdor kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e atyre që ndjekin punimet e Parlamentit.
Kërkuesi i arkivave, Kastriot Dervishi, edhe pse i tillë, ka mbetur i habitur nga disa shprehje dhe fjalë të përzgjedhura sot në seancën plenare nga Gramoz Ruci.
Shënimi i Dervishit:
Po ndjek drejtpërdrejt punimet e Kuvendit. Nuk i ndreqet fjalori kryetarit të Kuvendit. Ja disa shprehje të sotme:
-Të drejtohem tyja
-Lëroni sallën
-Ditës së soçme
-Fillojmë në orë fikës
-Drejtohuni prekurorisë
-Kalojëm në pikën tjetër











