Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra duke e cuar këtë gjykatë në një numër minimal historik të gjyqtarëve ende në punë.
Vendimi është bërë publik nga vetë Imeraj ndërsa në tekstin e dorëheqjes përmend arsyet personale dhe shëndetësore.
Gjyqtari Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut. Ndërkaq të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në proces verifikimi nga organet e vettingut.













