• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Atentati i mbrëmshëm dhe Franc Konomi, Naim Zyberi e Gaz Muça – Vrasjet e të fortëve të Rrugës “Bardhyl” që tronditën Tiranën

droni by droni
30 January, 2018
in Kronika, Kryesore
0
HISTORIA/ Atentati i mbrëmshëm dhe Franc Konomi, Naim Zyberi e Gaz Muça – Vrasjet e të fortëve të Rrugës “Bardhyl” që tronditën Tiranën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më pak se pesë vjet më parë Tirana u trondit nga vrasje e një specialisti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Edmond Dervishi, 50 vjeç, u qëllua për vdekje te hyrja e pallatit në 15 korrik 2013. Ai ishte vëllai i Gentian Dervishit, i vrarë 18 vjet më parë, në Tiranë. Të dy ishin komshinj dhe kishin një lidhje farefisnore me Franc Konomin, personazh i njohur në Tiranë, i vrarë më 8 korrik të vitit 2010. Duket se përtej miqësive, të paktën vëllain e Edmond Dervishit e kanë lidhur edhe armiqësitë e përbashkëta që Franc Konomi e Naim Zyberi kanë pasur me Gaz Muçën, “kapon” e Rrugës Bardhyl, i cili u vra në vitin 1992, shkruan Panorama.

 

I dyshuari kryesor për vrasjen e Muçës ishte Naim Zyberi, që sipas Policisë pati dyshime të hershme që kishte bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, një ndër të cilët mund të ketë qenë edhe Gentian Dervishi. Madje, si pas burimeve të rezervuara të Policisë në atë kohë, edhe vrasja e Dervishit në vitin 2000, pranë Shkollës së Kuqe, lidhej pikërisht me hakmarrjet që rridhnin nga armiqësitë e krijuara me djemtë e Rrugës Bardhyl.

Megjithëse pati disa të dyshuar për vrasjen e tij, asnjëherë nuk u arrit të vihej në pranga apo të burgosej asnjë person konkret për atë ngjarje. Pas konflikteve mes Gaz Muçës dhe Naim Zyberit, të dy të njohur si “të fortë” në zonat e tyre të influencës në kryeqytet, filloi edhe seriali i vrasjeve. Franc Konomi u akuzua se kishte marrë pjesë në atentatin ndaj Gaz Muçës përkrah Naim Zyberit dhe më pas grupet nisën eliminimin e anëtarëve të grupeve rivale, ndërsa seriali vazhdoi për disa vjet.

Vrasje të bujshme

1. – Gaz Muça, i vrarë më 7 prill të vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Në atë kohë dy grupet rivale në Tiranë ishin ato të Gaz Muçës dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes së Muçës dhe del nga burgu gjatë trazirave të ’97-ës

2. – Artur Grori, vritet me plumb në zemër para derës së shtëpisë më 2 korrik të vitit 1997. Për këtë vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet më pas në Itali

3. – Në fund të vitit 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë dhe ekzekutohet në spital disa muaj pas vrasjes së Artur Grorit. Për vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vëllain e Arturit, i cili ndodhet në burg në Shqipëri

4. – Taulant Muça i vrarë më 31 korrik të vitit 1998. Për vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrarë Taulant Muçën për t’u hakmarrë për ekzekutimin e vëllait të tij, Fatos Keta

5. – Në vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhëtonin me një fuoristradë të blinduar në Fushën e Druve në Tiranë. Për këtë vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati

6. – 8 korrik 2010 vritet Franc Konomi.

Tags: tiranevrasjet
Previous Post

TESTET/ Ndryshon mënyra e marrjes së patentës, ja pyetjet e reja që nga 1 marsi 2018

Next Post

EMRI/ Sulmi me armë, qëllohet shtëpia e anëtarit të Bandës së Lushnjes – Ja dëshmia e gruas…

droni

droni

Next Post
EMRI/ Sulmi me armë, qëllohet shtëpia e anëtarit të Bandës së Lushnjes – Ja dëshmia e gruas…

EMRI/ Sulmi me armë, qëllohet shtëpia e anëtarit të Bandës së Lushnjes – Ja dëshmia e gruas...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.