Një aksident ka ndodhur në Mamurras, për pasojë ka ndërruar jetë njëra prej të plagosurave në aksin Tiranë – Lezhë në afërsi te kryqëzimi i Patokut. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë. Tre motra dhe një burrë u plagosën rëndë pas përplasjes së dy makinave me të cilat po udhëtonin.
Nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por ajo ka qenë e fortë. Në njërën makinë udhëtonin tre motra, kurse në makinën tjetër një vetëm drejtuesi i mjetit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa autombulanca nga Lezha, Fushë Kruja dhe Laçi. Nga informacionet e deritanishme të plagosurit janë rëndë.













