• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha: Kërkojmë largimin e Edi Ramës, të krijojmë një qeveri antimafie

droni by droni
27 January, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika
0
VIDEO/ Basha: Kërkojmë largimin e Edi Ramës, të krijojmë një qeveri antimafie
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka nisur fjalimin e tij në protestë me një shprehje të Migjenit.

“‘Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë’. ‘Kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e një populli për të parë dramën e tij. Një vit më parë, mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhëm në këtë shesh për të ndalur të keqen. Mijëra të tjerë na panë nga larg, duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë.

Sot, ne që jemi këtu shumë më shumë se me 18 shkurt por edhe ata që qëndruan larg, e shohim qartë se e keqja është e vërtetë! E keqja nuk ikën po nuk u luftua. E keqja nuk ikën po nuk u bashkuam të gjithë kundër saj. Dhe ja ku jemi bashkuar sot, në një plebishit popullor nga më madhështorët që ka njohur historia e demokracisë.

Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit popullor kundër së keqes.

Mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe së ardhmes, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë dhe pedagogë, profesionistë, intelektualë dhe të papunë, të përndjekur dhe pronarë, fermerë dhe sipërmarrës, naftëtarë, minatorë, ambientalistë, prindër dhe fëmijë, nga Jugu në Veri, anembanë Shqipërisë!

Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim: Për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës! Për të shpallur solemnisht  se nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesat plaçkitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar vendin në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës. Të krijojmë një qeveri antimafie dhe antikrim.

Çdo e keqe, nga varfëria te falimentimi, nga pasiguria te depresioni, nga papunësia tek eksodi, nga taksat e larta te çmimet e papërballueshme, nga shpërfillja tek arroganca, të gjitha, burojnë nga një e keqe e madhe: zgjedhjet e blera, qeveria e paligjshme”, tha Basha.

“Kur pushtetin e merr me votat e blera nuk ndjen asnjë përgjegjësi për qytetarët.Ndaj sot në emrin tuaj, në emër të të gjithë shqiptarëve që na mbështesin, në emër të opozitës, kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së paligjshme. Kërkoj krijimin e qeverisë anti-mafia që do të luftojë krimin, që do të çojë përpara reformën në drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe do të përgatisë zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme. Ky është verdikti i kësaj proteste. Dëshmoni këtu fundin e raporteve të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit, me këtë protestë, me këtë demostrim madhështor. Shqiptarët dhe opozita demostrojnë një raport të ri dhe të vërtetë mes forcave politike, një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, sot merr fund politika që mban pushtet të blerë dhe të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve”, tha Basha.

Në vijim ai akuzoi se Edi Rama më 25 qershor ndërseu bandat e drogës për të blerë pushtetin e tij të krimit.

“Sot kemi zgjedhur të bashkohemi, të refuzojmë të keqen dhe të luftojmë për t’a larguar. Le ta dëgjojë Edi Rama mesazhin tuaj sot, në cilindo bunker që të jetë fshehur”, tha Basha.

Sipas tij, kjo Shqipëri ka pasur bijtë e saj të këqij, por pak prej tyre kanë qenë që vunë në jetë projektin anti-kombëtar. “Kjo po ndodh sot, po vihet në zbatim projekti antikombëtar i Shqipërisë për pushtetin absolut të Edi Ramës”, tha Basha. Sipas tij, vetëm në Guinea, Venezuela dhe Nikaragua ndodh që familja e kreut të qeverisë të bëjë trafikun e drogës, vëllai in kryeministrit të bëjë trafikun e drogës, ministrja e mbrojtjes të jetë bashkëpunëtore në trafikun e drogës dhe ministri i Brendshëm të kryesojë bandën e drogës.

“Thika ka arritur ku nuk mban më, ndaj i them çdo të huaji që është mik i Shqipërisë se kjo nuk është Shqipëria europiane, është Shqipëria e drogës. Nuk e duam Shqipërinë me standardet e vendeve të Afrikës.

Kjo bandë po përqendron në pak duar të gjithë pushtetin ekonomik dhe politik të vendit, po izolon Shqipërinë që mos e konkurrojë askush këtë bandë. Fondet publike po rrëmbehen nga oligarkët, çdo gjë po grabitet nga oligarkët e Ramës, e gjithë toka e Shqipërisë është vënë në shërbim të drogës, burrat dhe gratë po kthehen në hamej të thasëve të drogës, me paratë e drogës u blenë zgjedhjet, investitorët e huaj u larguan, ata që mbetën u rrahën derisa ikën, qeveria i nxori shqiptarët tepër në vendin e tyre si asnjëherë tjetër”.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu demokrat Lulzim Basha theksoi se Edi Rama i paguan sot Vilma Nushit 20 mijë euro në ditë nga taksat e shqiptarëve, ndërsa dhjetëra shqiptarë i çoi drejt vetëvrasjes se skishin të paguanin faturën e energjisë.

“Kjo është mafia që burgos dhe dhunon të varfërit dhe u m\bëhet mburojë kriminelëve dhe pasuron oligarkët”, tha Basha.

Sipas tij përballë shqiptarëve janë dy zgjedhje sot: ose t’i nënshtrohen kësaj bande mizore, ose të ikin në rrugët e Europës.

“Edi Rama i do njerëzit skllevër të krimit, oligarkëve, të së keqes. Ne jemi sot këtu të ndalim këtë të keqe, që qeveria të mos jetë vegël në shërbim të krimit dhe kriminelëve.

Ne jemi gënjyer shpesh nga e keqja, kemi duruar dhe toleruar të keqen derisa na ka rrënuar. Sot jemi këtu për ti dhënë përgjigje narko-kryeministrit se ne mendojmë, jemi ngritur dhe ja ku jemi. Po i tregojmë Botës se ne jemi këtu, refuzojmë dhe do të përballemi me pushtetin e së keqes derisa ta rrëzojmë”, tha Basha.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia e vërtetë ende nuk ka ardhur, përsa kohë që Sajmir Tahiri dhe qeveritarët e tjerë të lidhur me krimin, nuk janë në burg, por janë në pushtet. Shqiptarët e dinë se shëndetësia është e shkatërruar, e dinë që po varfërohen, se skanë para të paguajnë dritat dhe ujin. Shqiptarët e dinë se në Europë do të luten kur të fusin kriminelët në burg. Shqiptarët e dinë se nuk ka as drejtësi, as siguri, as të ardhme me banditë në qeveri.

Mesazhi ynë është i qartë: duam drejtësi të barabartë për të gjithë, i duam kriminelët e drogës në burg, i duam qeveritarët e lidhur me krimin në burg, e duam Sajmir Tahirin në burg. Duam të çmontojmë monopolet dhe oligarkinë, duam Europën, sepse duam vlerat e saj. Duam qeverisjen dhe standardet e qeverisë siç i ka Europa.

Nuk e duam Europën duke kërcënuar, e duam Europën për të jhetuar dhe punuar me mund si të gjithë europianët. Do t’i qëndrojmë të keqes, do të luftojmë për të mirën. Nuk luftoj sot për të qenë Kryeministër, por që shqiptarët të jetojnë më mirë. Kemi zgjedhur të jemi me njerëzit dhe me hallet e tyre. Kemi zgjedhur të jemi me Dritan Zaganin, kur ata që e sulmuan ishin me Habilajt dhe Sajmir Tahirin. Nuk jemi lëkundur asnjëherë në zgjedhjen tonë, nuk do të lëkundemi as tani”, tha Basha.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm beteja e opozitës, por e të gjithë shqiptarëve. Basha tha se bashkë do të sjellim drejtësinë, integrimin.

Në vijim ai shtoi se strategjia jonë do të jetë beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, shpirt dhe zemër kundër kësaj të keqeje që ka pushtuar vendin tonë.

“Fitore fitore fitore me çdo kusht, sado e mundishme të jetë rruga e saj”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1766050936779413/

 

Tags: Lulzim Bashaopoziteproteste
Previous Post

VIDEO MESAZHI/ Dritan Zagani apel kolegëve në Polici: Denonconi lidhjet e politikanëve me krimin dhe trafikun e drogës

Next Post

Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Shqiptarët varrosën sot 25 qershorin

droni

droni

Next Post
Sali Berisha vlerëson kontributin e PD dhe ironizon kryeministrin Edi Rama

Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Shqiptarët varrosën sot 25 qershorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.