Ka përfunduar protesta e sotme e opozitës. ME thirrjen se do të jemi sërish këtu bashkë, Bashka ftoi protestuesit të largohen.
Ndërkohë, gjatë largimit, ish-kryeministri Sali Berisha e vlerësoi këtë protestë si një varrosje të zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Sot në 27 janar 2018, me vullnetin e tyre të lirë, qytetarët varrosën një herë e përgjithmonë 25 qershorin e vitit 2017, ditën e triumfit të drogës e krimit, Kjo protestë varrosi zgjedhjet e qershorit”, u shpreh Berisha.











