Sikurse kishin paralajmëruar përfaqësuesit politikë të opozitës, sot u zhvillua protesta paqësore dhe madhështore para Kryeministrisë.

Në përfundim të saj, ndërsa protestuesit u shpërndanë, para godinës së Kryeministrisë mbetën “nën kujdesin” e Policisë, dordolecë-manekinët me fytyrat e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Elvis Rroshit, Mark Frrokut dhe Moisi Habilaj.

Protestuesit gjithashtu grisën dhe lanë në bulevard instalacionin si kurore mbretërore pre mbretin e kanabisit, që sipas opozitës është Edi Rama.












