Pak kohë më parë u njoftua se do të ketë një verifikim të policëve të burgjeve. Ndërkohë, pas këtij verifikimi një skandal ka dalë në dritë pasi rezulton se nga verifikimi i punonjësve të policisë së burgjeve, 150 prej tyre kanë dalë me dëshmi penaliteti false.
Sipas Panoramës, verifikimin e ka bërë Drejtoria e Burgjeve dhe plot 150 punonjës kanë dorëzuar dëshmi të falsifikuar penaliteti.
Gjithsej janë 3700 policë burgjesh. Pritet ditët në vijim të shihet nëse do të merret masë ndaj këtyre punonjësve.












