Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e hyrjes në Kryeministri përmes derës që sheh në Bulevard, një ditë para protestës së opozitës.
Sikurse ka ndodhur në të gjitha rastet e tjera të protestave edhe sonte ai është përgaditur mirë duke vendosur një skelë ndërtimi përballë “Markizës’ sic e quan ai dhe më pas mbuluar atë me një plastike të trashë.
Rreth 1500 forca policore si dhe reparte speciale të policisë do të ndjekin nesër protestën e opozitës e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë që është zhvilluar që kur Edi rama mori pushtetin në vitin 2013.














