• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E reja nga Laçi rrëfen tmerrin: Makthi që përjetova në Itali, ja se si i fejuari më bëri prostitutë

droni by droni
26 January, 2018
in Kronika
0
E reja nga Laçi rrëfen tmerrin: Makthi që përjetova në Itali, ja se si i fejuari më bëri prostitutë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë ajo është rikthyer sërish në vendlindje, pranë familjes e shoqërisë, por me peshën e të kaluarës së errët mbi supe. Një histori dashurie që nuk e veshi kurrë vellon e bardhë, e futi të renë në kurthin e prostitucionit ku ra pre e shfrytëzimit nga tutori që ishte vetë i fejuari i saj.

Ajo në një intervistë për Gazeta Shqiptare ka rrëfyer makthin, mënyrën sesi e trajtonin dhe rrugën e shpëtimit nga e gjithë kjo situatë. E quan veten me fat që ndodhet sërish pranë gjirit të familjes, por tregon se ka shumë vajza të tjera që shfrytëzohen e janë pjesë e rrjetit të prostitucionit, pa dëshirën e tyre.

Duke iu bërë thirrje që të kenë besim e të jenë të forta, e reja nga Laçi shpreson shumë që ky fenomen të marrë fund një ditë. (E reja, për arsye anonimati e sigurie, refuzon të japë të dhënat gjenerale të saj, për të shmangur kështu çfarëdolloj problematike).

Ku jetoni ju aktualisht?

Unë kam lindur në Laç dhe aktualisht banoj po në këtë vend.

Si u njohët me personin që iu trafikoi?

Që në adoleshencë kam thurur ëndrra rreth djalit ideal që mendoja se do të ishte edhe bashkëshorti im, të krijoja një familje me të e të ecnim së bashku në rrugën e jetës. Dhe e gjeta…Nuk ishte dhe aq i bukur, as i shkolluar, siç e imagjinoja, por më bëri për vete me fjalët e bukura që thoshte. Mendoja se ishte i sinqertë dhe tmerrësisht i dashuruar me mua, të paktën ashtu kujtova në momentet që isha me të. Nuk mund të them se u tregova mendjelehtë, por as e zgjuar, pasi i besova pa masë dhe në fund u mashtrova e u zhgënjeva plotësisht.

A dinte diçka familja juaj rreth lidhjes që kishit krijuar me këtë djalë?

Fillimisht gjërat po shkonin shumë mirë e ndihesha tejet e lumtur, madje po finalizoheshin edhe procedurat e fundit drejt martesës sonë. Familja ime e njihte djalin dhe mendonin e besonin se gjërat mes nesh ishin serioze e do të përfundonin mirë.

Si e kuptuat që qëllimi i tij i vetëm ndaj jush ishte trafikimi?

Gjërat e bukura me të u përmbysën ditën që do të shkonim për të blerë fustanin e bardhë të dasmës. Nuk e imagjinoja kurrë që kjo ditë aq e shënuar për mua, të kthehej në atë ditë të zezë që do të ngelet në kujtesën time për gjithë jetën. Në rrethana që nuk dëshiroj t’i përmend në mënyrë të detajuar, ai më çoi në një apartament, kyçi derën dhe egërsisht më tha “Gjithçka mori fund tani”! Aty e mora vesh më në fund se qëllimi i tij i vetëm ndaj meje ishte shfrytëzimi.

Çfarë ndodhi më pas?

Pas kësaj dite, e gjeta veten në Itali. Është shumë e vështirë për mua që të tregoj detaje të hollësishme e më besoni se nuk di si ta përshkruaj ambientin që më rrethonte. Në ato momente ndërgjegjja ime ishte shkatërruar totalisht dhe e vetmja gjë që dëshiroja e lutesha pa masë ishte që e gjithë kjo të merrte fund. Më mungonte shumë familja, shkolla e shoqëria.

Si arritët të shpëtonit nga rrjeti i trafikimit?

Për fatin tim të mirë, një djalë më gjeti. Ai ishte shoku i të dashurit tim tutor, i cili mori guximin të më largonte nga ajo botë e errët dhe të më kthente në shtëpi, pranë familjes sime. Dua të tregoj, gjithashtu, edhe faktin se djali këtë gjë e bëri pa asnjë kusht, pa kërkuar asgjë në këmbim.

A keni gjetur mbështetje nga familja juaj e miqtë pas rikthimit në Shqipëri?

Unë kisha Zotin pranë gjatë gjithë kohës e arrita të shpëtoja, por jo të gjithë e kanë këtë fat. Mirënjohja e falenderimet e mia më të mëdha shkojnë për të gjithë ata persona që më kanë qëndruar afër, familjen që më ka mbështetur të rikuperohem e të kaloj sadopak këtë histori si dhe miqtë e mi. Nga gjithë kjo histori që më ndodhi kuptova që jeta është si një medalje me dy anë të kundërta. Gjithashtu kuptova se vendlindja ime, Laçi ka dy elementë: negativë dhe pozitivë.

Cila është thirrja juaj ndaj të gjitha vajzave të tjera të trafikuara?

Unë arrita të largohesha e të shpëtoja përgjithmonë nga ky makth. Por ka shumë vajza të tjera, shumë të reja që gënjehen e forcërisht po bien pre dhe padashur i hyjnë kësaj rruge, bëhen viktima të trafikimit e shfrytëzimit. Unë i bëj thirrje gjithë viktimave të trafikimit që të tregohen të forta e të kenë besim se ato mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shpresoj shumë që ky fenomen një ditë të mund të përfundojë për të mirën e femrave.

Tags: i fejuariprostituterrefim
Previous Post

DETAJE/ Protesta e opozitës nesër, ja rrugët dhe sheshet që policia do të bllokojë

Next Post

VIDEO/ Momenti dramatik i ekzekutimit të Miss-it në mes të ditës

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Momenti dramatik i ekzekutimit të Miss-it në mes të ditës

VIDEO/ Momenti dramatik i ekzekutimit të Miss-it në mes të ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.