Nënë e bijë janë plagosur si pasojë e një aksidenti paraditen e të premtes në aksin rrugor Kukës-Tuneli i Kalimashit.
Sipas informacionit paraprak, një mjet tip “Benz” ku po udhëtonin një familje, është përplasur me një kamion me targa të Kosovës, në vendin e quajtur “Fushë-Dukagjinit”.
Për pasojë është dëmtuar pasagjerja L. M., nga fshati Kalimash i Kukës, dhe ka marrë dëmtime të lehta vajza e saj 5-vjeçare, A. M. Ato ndodhen në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.












