• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Dukas, ku ka pllakosur zia për Arielën dhe revolta për pabesinë e familjes së Aldisonit

droni by droni
25 January, 2018
in Kronika
0
Në Dukas, ku ka pllakosur zia për Arielën dhe revolta për pabesinë e familjes së Aldisonit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në shtëpinë përdhese të Pandeli Muratit, në Dukas të Fierit, hyjnë e dalin njerëz për ngushëllim. Në ditën e tretë që ata kanë hapur dyert e mortit, dhimbja sa vjen e shtohet. Arsyeja, siç thonë ata, dhe me të drejtë: “Po na e vrasin vajzën për herë të dytë…”.

Vetë familjarët e studentes 21-vjeçare ende nuk kanë folur rreth asaj që ka ndodhur. Edhe pse ata, më mirë se kushdo tjetër, e dinë të vërtetën, kanë zgjedhur të heshtin. Të heshtin me kokën lart e me sytë e skuqur nga lotët, ata ndjehen krenarë për vajzën e tyre. Në nderim të jetës së saj, që u ndërpre para kohe, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, por vetëm nga fiksimi i një të riu.

Pasi nuk ka asnjë arsye për të justifikuar vrasjen. Asnjë justifikim për të lehtësuar pozitat e autorit, të thëna këto qoftë edhe nga familjarët e tij. Ata kanë folur, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet. Mbase duke dashur të lehtësojnë pozitat e Aldison Belulajt, kanë thënë se ata ishin në një lidhje.

Deklaratë, që mohohet kategorikisht nga familja e vajzës. Madje, edhe nga miqtë e saj apo edhe banorët e fshatit. Por, edhe pse kanë folur gjerësisht për një “dashuri” të refuzuar, siç shprehen ata, askush nga familja e djalit nuk doli publikisht, të dënonte veprimin e 23-vjeçarit. Apo edhe t’i kërkonte falje familjes, kur s’ka mbetur më asgjë për t’u bërë. Ne e bëjmë. Në bisedë me të afërmit e Arielës, u kërkojmë ndjesë, ndonëse kemi pasqyruar vetëm ato çfarë deklarojnë familjarët e Aldisonit, sërish jemi bërë shkak për të shtuar dhimbjen e tyre. Ata, me të drejtë, janë irrituar. Ne i mirëkuptojmë për çdo fjalë të rëndë apo refuzim për të folur rreth asaj që ka ndodhur. Për ata, çdo fjalë e thënë pa u menduar mirë, çdo interpretim i motivit të ngjarjes, është vërtet një vrasje e dytë.

Pandeli Murati, babai i Arielës, ka punuar gjithë jetën për t’u siguruar 2 vajzave të tij shkollimin, që ato e kishin me aq pasion. Të dyja me rezultate të shkëlqyera dhe që kishin arritur me forcat e veta të fitonin të drejtën e studimit në Tiranë. Sot, ai ka mbetur vetëm me vajzën e vogël. E shtrëngon fort në krahë dhe babë e bijë gjejnë ngushëllim te njëri-tjetrin, për mungesën e padrejtë të vajzës e motrës. Babai i Arielës na thotë se ende nuk ka ardhur momenti për të folur. Edhe pse, siç thotë ai, ka shumë për të thënë. Të tjerë pranë tij, të afërm të Arielës, përsërisin vazhdimisht se janë prerë në besë nga familja Belulaj.

“Ata erdhën këtu dhe ne i pritëm. Na thanë se djali e donte vajzën tonë. Por ne folëm në telefon me vajzën dhe ajo na tha se nuk e donte. Si mund të vepronim ne? T’i jepnim vajzën me dhunë? Na kërkuan që djalit të tij të mos i bënim keq për shqetësimet që i kishte sjellë vajzës. I premtuam që atij nuk do i ndodhte asgjë. Por, ama as Arielës nuk do i prekej asnjë fije floku. Ata na e premtuan. Por nuk e mbajtën premtimin. Na prenë në besë. Për këtë arsye nuk bëmë denoncim”, shprehen të afërmit e Arielës.

“Kur Ariela filloi gjimnazin, Aldison Belulaj ishte në vit të tretë. Ajo ishte ende fëmijë. Më pas, ai shkoi në Vlorë të ndiqte studimet. Ndërsa Ariela, pasi përfundoi gjimnazin, filloi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vetëm një vit ata kanë qenë në të njëjtën shkollë. Edhe sikur të mblidhen të gjitha vitet, edhe në distancë, nuk mund të bëhen 4 vjet lidhje. Ky është vetëm një mashtrim i familjarëve të tij, apo edhe ata mund të jenë mashtruar nga djali dhe nuk dinë asgjë. Por e vërteta nuk është kjo. Ariela nuk ka qenë kurrë e lidhur”.

Kështu shprehen banorë e të afërm në fshatin Dukas të Fierit, ku banon familja e studentes 21-vjeçare, që u vra të dielën në Tiranë. Megjithëse jetojnë në fshat, konceptim e dashurisë e njohin ashtu si edhe qytetarët e Tiranës. Dashuria nuk mund të fitohet me dhunë e kërcënime. Këtë e dinë të gjithë, por, mesa duket, autori i krimit ende nuk e kishte mësuar. Panorama

Tags: ariela muratajvrasja
Previous Post

Librazhd, digjet Drejtoria e Shëndetit Publik

Next Post

Berisha: Rama liroi edhe një person tjetër në Elbasan, ja me kë lidhet

droni

droni

Next Post
Berisha: Rama liroi edhe një person tjetër në Elbasan, ja me kë lidhet

Berisha: Rama liroi edhe një person tjetër në Elbasan, ja me kë lidhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.