Seanca plenare e kësaj të mërkure është krejtësisht e vakët. Duke qenë se mungon Kryeministri Edi Rama që ndodhet në samitin e Davosit edhe ministrat e kanë bërë pushim sot.
Fotot tregojnë qartë karriget bosh të ministrave në parlament. Po kaq pjesëmarrje e ulët është edhe nga ana e deputetëve të majtë.
Pritet që debati të ndizet kur të votohen anëtarët e rinj të KLD dhe KLGJ që janë pika 7 dhe 8 e rendit të ditës.
















