Në qytetin e Vlorës, rreth orës 02:10, në lagjen ”10 Korriku”, i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit S. B., 64 vjeç.
“Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Ende deri tani nuk ka asnjë motiv për ngjarjet e rrezikshme me shpërthim eksplozivi.












