Një makinë është përfshirë nga flakët krejt papritur në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” ndërsa banorët u përfshinë nga ankthi i frikës së një shpërthimi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa automjeti ishte parkuar para një hoteli. Dyshohet se ka qenë një shkëndijë në impiantin e gazit të automjetit.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes, raporton balkanëeb. Banorët e zonës kanë kaluar minuta ankthi, për shkak të një shpërthimi të mundshëm. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve por dëmet materiale janë të shumta.












