Zbardhen detaje nga struktura e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Burimet bëjnë me dije se struktura e re do të përbëhet nga 4 drejtori.
Konkretisht Drejtoria Gjyqësore, Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Dekriminalizimit dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Drejtoria e Inspektimit.












